Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bankat Duhet Te Kreditojne Bujqesine
English

Bankat Duhet Te Kreditojne Bujqesine

-Genc Ruli, ministër i Bujqësisë, deklaron se vetëm 1 për qind e totalit të kredive që japin bankat shkon për këtë sektor- TIRANE, 26 Korrik /ATSH-E.Xhajanka/- Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli, gjatë një interviste për mediat, ka bërë prezent gjendjen aktuale të sektorit të bujqësisë në vendin tonë, rolin e rëndësishëm të saj në ekonomisë shqiptare si dhe sfidat e projektet që do të ndërmarrë qeveria për rritjen e produktivitetit të këtij sektori dhe modernizimin e tij. Sipas tij, bujqësia është një sektor i rëndësishëm për ekonominë shqiptare, që duhet të kreditohet. Mungesa e financimeve është një ndër problemet kryesore që pengon zhvillimin e bujqësisë. Madje, ky sektor në Shqipëri është më pak i kredituari në të gjithë Europën. Ministri i Bujqësisë, Ruli, deklaroi se "mungesa e kredive pengon fermerët që të rrisin madhësinë e fermave dhe të nxjerrin prodhimin bujqësor në treg". Sipas tij, "Bujqësia shqiptare është më pak e kredituar në Europë. Përftimi nga portofoli i kredive nga bankat tregtare, duke përfshirë agroindustrinë, e cila ka përfituar diçka, mund të jetë vetëm 1 për qind e totalit të kredive. Pra, është një përqindje e pallogaritshme. Disa nga bankat tregtare që kanë ekspertizën, një ose dy të tilla dhe kanë vizionin afatgjatë, kanë kredituar. Ndërsa ka banka që nuk japin asnjë qindarkë për bujqësinë",- ka deklaruar Ruli. Kreu i Bujqësisë shpjegoi se janë disa faktorë që frenojnë bankat për të mbështetur fermerët me financime. Sipas Rulit, pjesa më e madhe e fermerët nuk kanë kolateral, kërkesë kjo e domosdoshme për sigurimin e një kredie, pasi i jep bankës garancitë e nevojshme. "Unë kanë zhvilluar disa takime me përfaqësuesit e bankave për të kuptuar problematikën. Sigurisht, nuk është e lehtë për një bankë tregtare, veçanërisht kur ka alternativa të tjera kreditimi, që të mbështesë bujqësinë. Së pari, është mungesa e kolaterialit, pasi në shumë raste aplikuesi edhe tokën që e përdor nuk e ka të pajisur me titullin e pronësinë dhe nuk ka kolateral alternativ për të mbështetur marrjen e kredisë. Bujqësia është e ekspozuar ndaj mjedisit dhe ka një gamë të gjerë risqesh ndërkohë që nuk ekziston sistemi i sigurimeve ndaj rrebeshit, thatësirës etj, që janë dukuri të paparashikueshme, por që ndodhin". Problem tjetër, vijoi ai, është madhësia e vogël e fermës. Nëqoftëse bankat do të hynin në sektorin e bujqësisë, do të kishin një mori të madhe aplikuesish që janë fermerët e vegjël, ndërkohë që kosto administrative e bankave do të ishte e madhe",- argumentoi ministri Ruli. Sipas tij, në bujqësi risku për moskthimin e kredive është më i ulët sesa te sektorët e tjerë. Ministri i Bujqësisë e mbështeti këtë konstatim te eksperienca e deritanishme e skemave të mikrokredisë. "Bankat humbën me kreditë e këqija në sektorët, si ndërtimi. Ndërkohë që kultura e fermerit është e tillë që ai nuk e lejon borxhin për një kohë të gjatë ndaj institucioneve. Këtë e dëshmojnë skemat e mikrokredisë, që kanë një kthim prej 95-98 për qind të kredive të marra. Ndërkohë që nuk është ky nivel i lartë kthimi në sektorët e tjerë",- deklaroi ministri Ruli. Ai shtoi se skemat e mikrokredisë nuk janë më të mirat për fermerët, pasi interesat që aplikohen janë shumë të larta. /f.n/
KOMENTE