Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Beograd - Blic : Shba Rekomandon Ndërrimin E Jeremiçit
English

Beograd - "Blic": Shba Rekomandon Ndërrimin E Jeremiçit

BEOGRAD, 26 korrik /ATSH-MIA/ - Pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, sipas së cilës deklarata për pavarësinë e Kosovës nuk bie në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, SHBA porosit Beogradin se është koha e duhur për të ecur përpara, porse kjo nuk është e mundur përderisa fushatën për Kosovën e drejton ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Vuk Jeremiç, shkruan sot gazeta e përditshme e Beogradit "Blic". Gazeta vlerëson se pozicioni i Jeremiçit nuk është i favorshëm as në skenën e brendshme të Serbisë, pasi partitë opozitare e akuzojnë se ishte ai që kishte këmbëngulur që çështja e Kosovës të çohej përpara GJND-së, ndërkohë që atje Serbia pësoi disfatë. ''Edhe brenda Partisë Demokratike Serbe, Jeremiç nuk mund ta llogarisë mbështetjen, meqenëse një krah i kësaj partie vendimin e Hagës e sheh si gjykim kundër tij'', thekson gazeta "Blic". E mirinformuar nga burime diplomatike, "Blic" shkruan sot se ''SHBA-ja dhe BE-ja kërkojnë nga Serbia të mos këmbëngulë për një rezolutë për Kosovën në OKB ose, së paku, në tekstin e tij Beogradi të mos këmbëngulë për negociata rreth statusit të Kosovës''. ''Nëse Serbia vendosë të paraqesë një rezolutë, atëhere edhe SHBA dhe Shqipëria do të paraqisin rezolutat e tyre'', shkruan gazeta "Blic"./ a.jor.
KOMENTE