Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Ndryshimet Në Buxhet, Të Domosdoshme Nga Dinamizmi I Zhvillimeve Në Vend
English

Berisha: Ndryshimet Në Buxhet, Të Domosdoshme Nga Dinamizmi I Zhvillimeve Në Vend

TIRANË, 26 Korrik/ATSH/.- Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në Kuvend se ndryshimet në buxhet janë të domosdoshme, nga realizimi i të ardhurave fiskalë dhe nga dinamizimi i përparësive të zhvillimeve në vend. "Këtë vit, ne vijmë para qytetarëve shqiptarë duke propozuar shkurtimin e shpenzimeve dhe kjo vjen para së gjithash dhe mbi të gjitha, si një vendosmëri e qeverisë për të çuar mesazhet më të fuqishme pozitive në qarqet financiare të vendit, të rajonit dhe Evropës", tha kryeministri në Kuvend, ku po diskutohen nen për nen ndryshimet në ligjin e buxhetit të vitit 2010. Duke folur për diskutimet në parim të këtij buxheti, kreu i qeverisë kërkoi ndjesë pasi për një arsye shëndetësore nuk ishte i pranishëm në seancën e para një jave. "Por, ju falenderoj për të gjitha diskutimet që bëtë pasi ishin shumë serioze ", theksoi ai. Duke mbrojtur draftin e rishikimit të buxhetit 2010, kryeministri pohoi se ekonomia shqiptare ka dyfishuar rritjen e saj. "Në vitin 2008 ekonomia jonë u rrit me 8%, në 2009-n me 3.4%. Në 6-mujorin e parë të 2010-s të ardhurat e mbledhura me taksat kanë arritur në 104 miliardë lekë, ndryshe nga 50 miliardë lekë të mbledhura nga opozita e sotme në vitin 2004", tha Berisha.(vijon)/a.s//n.m/
KOMENTE