Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bërthamore - Iran - Edhe Kanadaja Ndërmerr Sanksione Të Reja
English

Bërthamore - Iran - Edhe Kanadaja Ndërmerr Sanksione Të Reja

UASHINGTON, 26 korrik /ATSH-ANSA/ - Qeveria kanadeze miratoi sot një paketë me sanksione të reja kundër Iranit, kryesisht për sa i përket sektorit energjetik, në përpjekje për ta nxitur Teheranin të rifillojë negociatat për programin e kontestuar bërthamor. Këto masa, që u shpallën nga ministri i Jashtëm Lawrence Cannon, janë gati të njëjta me ato që u miratuan sot nga Bashkimi Evropian dhe disa javë më parë nga Shtetet e Bashkuara. Cannon, gjatë shpalljes së masave, e cilësoi qeverinë iraniane si "agresive" dhe të "papërgjegjshme". /e.v/
KOMENTE