Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bërthamore - Irani: Sanksionet E Reja Të Be-Së Sjellin Vetëm Komplikime (2)
English

Bërthamore - Irani: Sanksionet E Reja Të Be-Së Sjellin Vetëm Komplikime (2)

TEHERAN, 26 korrik /ATSH-ANSA/ - "Sanksionet vetëm do t'i komplikojnë gjërat dhe do t'i largojnë palët nga mirëkuptimi reciprok", deklaroi Mehman-Parast. Dje presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, deklaroi se "kushdo do të marrë pjesë në skenarin e krijuar nga Shtetet e Bashkuara kundër Iranit, do të konsiderohet si armik" dhe shtoi se "Teherani do të japë një përgjigje të fortë". Duke iu drejtuar drejtpërdrejtë Bashkimit Evropian, presidenti iranian përmendi marrëdhëniet e përkryera ekonomike që janë mbajtur deri tani me disa vende të Bashkimit, ndër të cilët Gjermania dhe Italia. "Nuk i presim mirë sanksionet, ne jemi në favor të miqësisë dhe logjikës, dhe kushdo ka qenë miku ynë ka pasur përfitime", theksoi Ahmadinexhad. /e.v/
KOMENTE