Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Garda e Republikës flet zyrtarisht mbi konfliktin e dhunshëm në Parlament
English

Garda e Republikës flet zyrtarisht mbi konfliktin e dhunshëm në Parlament

Tiranë, 26 Korrik 2010 NOA - Gjatë seancës së sotme plenare, në Kuvendin e Shqipërisë, ndodhi një incident i dhunshëm. Lidhur me këtë zyrtarisht Garda e Republikës tha se deputeti i Partisë Socialiste Gjovalin Kadeli ka goditur një nga efektivat e shërbimit të sigurisë së Gardës së Republikës.

Goditja e efektivave të Gardës së Republikës gjatë ushtrimit të detyrës në sallën e Kuvendit të Shqipërisë është një dukuri e përsëritur, vëren Garda përmes zëdhënëses së saj, Valbona Ndreka.

Ajo premtoi se Garda e Republikës do të ndjekë të gjithë procedurat ligjore për këtë ngjarje.

“Sipas Nenit 20, pika 1, të ligjit 8869 datë 22.05.2003 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, ‘Punonjësi i Gardës së Republikës në shërbim ose për shkak të shërbimit, është i paprekshëm. Fyerjet, kundërshtimet dhe çdo veprim i dhunshëm ndaj tij dënohet sipas dispozitave të Kodit Penal”’, - theksoi Ndreka.

Ajo kujtoi edhe se Garda e Republikës në kryerjen e detyrave zbaton vetëm ligjin, të cilin duhet ta respektojnë të gjithë.

r.n/NOA

KOMENTE