English

Kapet me monedha të falsifikuara, arrestohet poseduesi

Tiranë, 26 korrik, NOA – Një person është arrestuar dje nga policia e Tiranës, për falsifikim monedhash.

46 vjeçari Albend Novruz Xhelili, nga Tirana, është arrestuar në flagrancë ndërsa mbante me vete kartëmonedhat false.

Në raportin e policisë për agjencinë e lameve NOA thuhet se Albend Xhelili u arrestua mbrëmë në rrugën “4 Shkurti”, pranë një lokali, pasi iu gjetën 35 copë kartëmonedha të prerjeve 5 000 lekëshe, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Të arrestuarit iu sekuestruan si provë hetimore një shumë parash prej 350 000 lekësh. Materialet hetimore për veprën penale të falsifikimit të monedhave nga Albend Xhelili i kaluan tashmë për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së Tiranës.

mit/NOA
KOMENTE