Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kur Flasim Për Politikën E Politologut Gëzim Tushi
English

"Kur Flasim Për Politikën" E Politologut Gëzim Tushi

TIRANE, 26 Korrik/ATSH/.-Në qoftëse në librin e parë të tij "Arsyetime politike", politologu Gëzim Tushi angazhohet intelekualisht dhe si poliolog trajton gjërësisht probleme më të përgjithshme, më parimore, filozofike e konceptuale të politikës moderne, në librin e dytë, të botuar në të njëjtën kohë, me titullin sinjifikativ "Kur flasim për politikën", merret më shumë me politikën korente të ditës, me zhvillimet e politikës shqiptare të ditëve tona. Procesi politik, dialektika e marrëdhënieve pozitë opozitë, konfliktualiteti tradicional si dhe zhvillimet e brendshme të politikës në skakierën e partive kryesore janë të përfshira në kapitujt e librit dhe pikërisht, vlera dhe merita kryesore e autorit është pikërisht këtu. Dy vëllimet e Gëzim Tushit vlerësohen si struktura unike, ku shkrihen organikisht analiza të përgjithshme të politikës moderne dhe trajtimin e krahasuar të rasteve tipike me përvojën e politikës sonë dhe kjo ka bërë që të harmonizohen dhe të shkrihen organikisht parimet e përgjithshme dhe marrëdhëniet konceptuale të politikës si të tillë, me rastet e veçanta dinamike, kontroversale dhe konfliktuale të saj. Në këtë kontekst autori bën analiza të thella të zhvillimeve politike në Shqipëri, duke i krahasuar shpesh me parimet dhe standartet e politikës moderne dhe praktikave më të mira të të vepruarit politik, duke kombinuar analizën e politikës me korrelacionin e natyrshëm të saj, me staturën, sjelljen politike dhe veprimtarinë e politikanëve tanë. Kjo mënyrë të konceptuari bashkë me stilin e njohur të të shkruarit të autorit, e bëjnë librin të këndshëm për cilindo që ka një kulturë të caktuar politike dhe që ka dëshirë ndërkaq të thellohet në veçoritë e zhvillimit politik të vendit tonë. Libri "Kur flasim për politikën" duke qënë tërësisht kontekstual është i lidhur me përvojën e zhvillimeve politike në Shqipëri, jep një materje të gjërë të zhvillimeve të politikës sonë, sepse autori bën analiza të gjëra të ngjarjeve politike dhe të vecorive të funksionimit të sistemit tonë politik. Struktura e lëndës së librit të mundëson të krijosh një pamje të gjërë për disa komponentë të zhvillimit të politikës shqiptare duke filluar që nga vecoritë e kulturës politike, mënyra e sjelljes dhe e komunikimit politik, marrëdhëniet eksentrike tradicionale midis pozitës dhe opozitës, të cilat autori duke i analizuar rast pas rasti, krijon tek lexuesi tablonë e qartë dhe tipike të politikës që zhvillohet në Shqipëri. Padyshim që kapitulli i parë "Probleme të politikës së përgjithshme" është me synimin e trajtesave politike që lidhen me përvojat e politikanëve, burrave të shtetit dhe intelektualëve të shquar. Por pastaj ka integruar kapituj me rëndësi si "Politika si problem kulturor", "Politika dhe sfidat e socialistëve", "Dimensioni qytetar i politikës", "Kultuta e zgjedhjeve demokratike", të cilat e bëjnë librin një vepër të plotë dhe me soliditet teorik. Konkluzioni i këtij libri nxjerr në pah faktin që "pavarësisht se politika shahet me apo pa të drejtë, ajo është një fatalitet, të cilit nuk ka mënyrë se si "mund t'i shpëtojmë". Por ajo që kemi në dorë si shoqëri, është që t'a bëjmë poltikën sa më të dobishme për shoqërinë tonë". Ky ka qënë gjithnjë një nga qëllimet e autorit të librit, qoftë kur është marrë në mënyrë aktive apo kur ka shkruar për zhvillimet politike. Në konstanten e qëllimeve të Tushit, është konceptimi i politikës si mjeti universal i menaxhimit demokratik të shoqërisë tonë. Duket qartë ideja e nevojës dhe domosdoshmërisë së ndërtimit të "teatrit politik" shqiptar, me një format sa më modern, demokratik dhe konsensual, duke e zbutur vrazhdësinë, luftën pa kuptim, brutalitetin verbal, mungesën e përgjegjëshmërisë për pasojat që ajo sjell në jetën tonë të përditëshme, në të cilën shpesh politika në vend që të bëhet instrument që zbut plagët sociale të shoqërisë bëhet barrë e tepërt që rëndon padrejtësisht mbi të. Autori ka analizuar ngjarjet politike në shumicën e rasteve pa anësi politike, mbase duke e parë këtë veçori të stilit të analizës së tij, mund të ishte term i saktë për të përcaktuar pozitën e tij si studiues "përtej të majtës dhe të djathtës". Libri e dëshmon këtë prirje objektive prej studjuesi, duke e parë politikën si vlerë të domosdoshme për të gjithë, jo si vetëm si fushë të betejës dikotomike, por si mjet me rëndësi, si instrument me potencial të fuqishëm për "vënie të rregullit në çrregullimet e tranzicionit tonë demokratik"./e.gj//n.m/
KOMENTE