English

Makina del nga rruga, plagoset kalimtari

Pogradec, 26 korrik, NOA – Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një personi mësohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën nacionale Korçë-Pogradec.

I ndodhur konkretisht pranë fshatit Cëravë, siç konfirmohet nga burimet e policisë së Pogradecit për agjencinë e Lajmeve NOA, aksidenti në fjalë ka si autor të dyshuar Ervin Kaninën, banues në Pogradec.

Mësohet se ky i fundit, ndërsa ka qenë duke drejtuar automjetin e tipit Ford Fiesta me targe TR94 74, nuk ka mundur ta mbajë dot nën kontroll, duke e devijuar jashtë rrugës.

Në këto momente, aty pranë ishte duke kaluar Vladimir Xhukellari, 29 vjeç, banues në Pogradec, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa materialet proceduriale do t’i kalojnë organit të akuzës për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE