Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
MB nënshkruan marrëveshje me Italinë për emergjencat civile
English

MB nënshkruan marrëveshje me Italinë për emergjencat civile

Tiranë, 26 korrik, NOA – Ministria e Brendshme shqiptare dhe departamenti i Mbrojtjes Civile të Italisë, nënshkruan sot një marrëveshje mirëkuptimi dyvjeçare për të konsoliduar bashkëpunimin midis sistemeve kombëtare të emergjencave civile si dhe për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të projekteve të përbashkëta.

Kjo marrëveshje mirëkuptimi pason një marrëveshje të mëparshme të nënshkruar në Dhjetor të vitit 2007.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje palët marrin përsipër:

-Të nxisin zhvillimin e veprimtarive kërkimore të përbashkëta, me synim përmirësimin e aftësive parashikuese, parandaluese, zbutëse dhe të administrimit të rreziqeve.

-Të përcaktojnë dhe të zbatojnë strategji për forcimin institucional të sistemeve kombëtare të Mbrojtjes Civile përmes formimit të personelit.

-Të sigurojnë shkëmbimin e të dhënave dhe të përvojave personale në fushën e Mbrojtjes Civile.

-Të përmirësojnë mekanizmat e bashkëpunimit dhe të asistencës reciproke.

Programet dhe projektet e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e Mbrojtjes Civile, sikundër parashikon marrëveshja, do të rregullohen në vijim me marrëveshje teknike midis strukturave përkatëse të të dy vendeve.

Kjo marrëveshje nga pala italiane është nënshkruar në Itali nga Nënsekretari për Mbrojtjen Civile pranë Këshillit të Ministrave të Italisë, Guido Bertolaso, ndërsa nga pala shqiptare u nënshkrua sot nga zv.ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni.

mit/NOA

KOMENTE