Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
METE, Bashkisë: Fusha e Aviacionit nuk ka qenë për privatizim, atë e ka Bashkia
English

METE, Bashkisë: Fusha e Aviacionit nuk ka qenë për privatizim, atë e ka Bashkia

Tiranë, 26 korrik, NOA – Ministria e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës i ka dhënë fund hamendësimeve dhe akuzave të opozitës për privatizimin e fushës së Aviacionit në Tiranë, e denoncuar nga deputeti i PS-së, Eduart Shalsi.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Ekononomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Durim Kraja në një deklaratë për mediat sqaroi opinionin publik lidhur me pretendimet e Bashkisë së Tiranës se METE, në bashkëpunim me ministrinë e Mbrojtjes, po keqpërdor pronat në kuadër të procesit të privatizimit.

“Ju bëjmë me dije që, pasi ministria e Ekonomisë, me seriozitetin e duhur, kontrolloi të gjitha arkivat që ka në dispozicion, u vu re që as nuk ka pasur proces privatizimi dhe as nuk do të ketë proces privatizimi në lidhje me zonën, që i përket fushës së Aviacionit, e cila që në vitin 2006, me vendimin nr. 2, të datës 4.8.2006, të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, është kthyer nga zonë e veçantë në zonë të gjelbër dhe i është dhënë për zhvillim Bashkisë së Tiranës”, sqaroi Kraja.

Sekretari i Përgjithshmëm i METE-s, theksoi se, ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nuk shet dhe as nuk tjetërson prona, por vetëm përgatit procedurat për procesin e privatizimit.

“Privatizimi i objekteve dhe aseteve shtetërore bëhet nga ministria e Financave, ndërsa ministritë e linjës kanë për detyrë që të prononcohen paraprakisht për stadin aktual dhe nevojën apo jo për tu përdorur për interesa publike apo për tu kaluar në privatizim”, tha Kraja.

Sekretari i METE-s, nënvizoi se në rastin konkret, të gjitha pronat që janë në administrim të ministrisë së Mbrojtjes, kur Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura vendos që nuk janë më në interes të Strategjisë së Mbrojtjes Kombëtare, me një ligj të veçantë ato i kanë kaluar ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, e cila bazuar në kuadrin ligjor në fuqi, bën të gjithë hapat e nevojshme për t’i kaluar në proces privatizimi.

Sipas Krajës, lista e objekteve që janë në proces privatizimi është transparente dhe vetëm mosdashja apo mosdija bën që të abuzohet me atë listë.

“Theksoj edhe njëherë që, keqdashja dhe shpifja me të cilën është argumentuar një listë, e cila aq sa është transparente për të gjithë mediat dhe institucionet e interesuara për të, bën që Aerodromin Civil të Tiranës ta tjetërsonin në Fushën e Aviacionit Civil”, tha Kraja.

Ai vijoi më tej sqarimin duke thënë se “Aerodromi është diçka shumë më i madh se sa Fusha e Aviacionit prej 5.5 hektarësh, që i është dhënë në përdorim Bashkisë së Tiranës për ta zhvilluar si zonë të gjelbër, sepse aty ka prona të kthyera nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave që në vitin 1996, të cilat kanë qenë në varësi të Bashkisë”.

Kraja ndërkaq shtoi se në proces privatizimi është edhe një repart që nuk ka lidhje fare me zonën në fjalë, dy objekte që i përkasin Aerodromit Civil të Tiranës, por njëra është fusha e Aviacionit, që i është dhënë Bashkisë për ta zhvilluar, ndërsa pjesët e tjera, sipas rregullave të shtetit shqiptar, janë për kthim dhe kompensim pronash, po ashtu dhe për privatizim.

mit/NOA
KOMENTE