Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri Tafaj Në Kosovë, Viziton Universitetin E Prizrenit
English

Ministri Tafaj Në Kosovë, Viziton Universitetin E Prizrenit

TIRANË, 26 Korrik/ATSH/- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, vizitoi sot Universitetin e Prizrenit në prag të hapjes së tij. Tafaj pati një takim të veçantë me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ku uroi homologun e tij dhe qeverinë e Kosovës, për vendimin e GJND-së për pavarësinë e Kosovës. Bashkëbiseduesit diskutuan për nje bashkëpunim më intensiv në fushën e arsimit dhe shkencës në bazë të marrëveshjes së përbashkët, të nënshkruar më 8 mars të këtij viti. Ministri i Arsimit të Kosovës, Hoxhaj, falenderoi Ministrin Tafaj për mbështetjen që i ka dhënë dhe po vazhdon t'i japë arsimit të Kosovës. Ai vlerësoi suksesin e reformave që Qeveria Berisha ka ndërmarrë në fushën e arsimit dhe nënvizoi bashkëpunimin e suksesshëm midis dy vendeve, qeverive dhe ministrive përkatëse. "Marrëveshja me Shqipërinë është shumë e veçantë, tha Hoxhaj, dhe ne duam të marrim si model ligjin tuaj të Arsimit të Lartë. Kemi interesim të madh për përvojën e Shqipërisë edhe në hartimin e teksteve shkollore". Nga ana e tij, ministri Tafaj shprehu vendosmërinë për të theksuar dhe intensifikuar bashkëpunimin dhe u ndal në hapësirat që lejon marrëveshja e përbashkët. Ai shtroi para kolegut kosovar sfidat e reformimit të sistemit arsimor në Republikën e Shqipërisë dhe mbështetjen e gjithanshme të Qeverisë Berisha për arsimin e standardeve europiane. Më pas, Tafaj u takua edhe me përfaqësues të komunës së Prizrenit, ku biseduan për zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe sidomos për ndihmën e dhënë nga qeveria shqiptare në hapjen e Universitetit të Prizrenit. Ministrat e Arsimit dhe Shkencës vizituan edhe Universitetin e këtij qyteti, i cili pret studentët e parë më 1 tetor të këtij viti. Në një konferencë të përbashkët shtypi, të dy ministrat theksuan rëndësinë dhe funksionalizimin e Universitetit të Prizrenit. Ministri Tafaj, theksoi se "Qeveria Berisha e ka mirëpritur shumë themelimin e Universitetit të Prizrenit në këtë qytet historik dhe do ta mbështesë atë me të gjitha mundësitë, veçanërisht në nivel akademik. Rruga e Kombit, tha Tafaj, e bën shumë të lehtë ardhjen e pedagogëve në këtë Universitet." Sipas tij, përvoja e themelimit të universiteteve në rajone të ndryshme të vendit në Shqipëri ka qënë shumë e suksesshme. "Besoj se kjo do të ndodhë edhe në Kosovë dhe Universiteti i Prizrenit për një kohë të shkurtër do të jetë i një cilësie të lakmueshme dhe konkuruese me të tjerët", tha Tafaj./e.gj//a.ke/
KOMENTE