English

Pakistani: Publikimi I Dokumenteve Konfidenciale Për Luftën Në Afganistan I Papërgjegjshëm

UASHINGTON, 26 korrik /ATSH-AFP/ - Ambasadori i Pakistanit në SHBA e gjykoi si një veprim të papërgjegjshëm publikimin e dokumenteve konfidenciale mbi luftën në Afganistan dhe konfirmoi se vendi i tij ishte i angazhuar në luftën kundër rebelëve islamikë. Në një komunikatë, Husain Haqqani theksoi se këto dokumente të publikuara nga faqja e internetit ''Wikileaks'', përbanin informacione të pasakta duke shtuar se ato nuk reflektonin realitetin në vend. "SHBA-ja, Afganistani dhe Pakistani janë partnerë strategjikë dhe po bëjnë përpjekje së bashku për të luftuar ushtarakisht dhe politikisht Al-Kaedën dhe aleatët e tyre talebanë'', deklaroi Haqqani./ /ec/ a.jor.
KOMENTE