English

Portugali - Zjarre: Mobilizohen Më Tepër Se 600 Zjarrfikës Kundër Disa Vatrave

LISBONË, 26 korrik /ATSH-AFP/ - Më tepër se 600 zjarrfikës po përpiqeshin sot për shuarjen e disa zjarreve në pyje dhe shkurre në Portugali, ndërkohë që vendi është prekur rëndë nga temperaturat të larta, njoftojnë burime pranë Shërbimit të mbrojtjes civile. Në orën 18:30 GMT, Autoriteti kombëtar i mbrojtjes civile numëroi 16 zjarre aktivë kryesisht në veri dhe qendër të vendit për shuarjen e të cilëve ishin mobilizuar më tepër se 600 zjarrfikës, të ndihmuar nga gjashtë avionë të posaçëm. Në rrethinat e Viseut, në qendër të vendit, rreth 100 profesionistë janë mobilizuar për shuarjen e një zjarri që solli mbylljen për disa orë të një autostrade. Sipas Shërbimit meteorologjik portugez temperaturat në disa rajona e kanë kaluar shifrën 40 gradë. /I.Pu.
KOMENTE