Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Kryeministri Berisha ka humbur kontrollin mbi qeverinë dhe vetveten
English

Rama: Kryeministri Berisha ka humbur kontrollin mbi qeverinë dhe vetveten

Tiranë, 26 korrik, NOA Update – Pas tensionit të ndezur në parlament me miratimin e ndryshimeve në buxhet, kryetari i Partisë Socialiste e denoncoi këtë hap jotransparent të mazhorancës, si kundërshtim të hapur me çdo ligj, rregullore e normë elementare demokratike.

“Sot nuk na u lejua të flasim për çdo nen të buxhetit, por na u ofrua shfaqja vulgare e monologut të një kryeministri të dalë nga binarët e logjikës dhe të etikës”, deklaroi lideri i opozitës.

Duke iu referuar gjithë sa ndodhi live në parlamentin e Shqipërisë, Rama e denoncoi këtë seancë të inskenuar nga Jozefina Topalli e Sali Berisha “të turpshme”, pasi u shkel çdo parim i bashkëjetesës demokratike, të cilën Rama pasqyrën e krizës së gjithanshme të qeverisjes.

Rama iu referua këtu mungesës së axhendës në seancë, mungesës së orarit, mungesës së rregullit, debatit dhe kokëçarjes për problemet e njerëzve.

Por, lideri i opozitës shprehu pakënaqësinë e tij edhe për fjalimin e kryeministrit Berisha duke thënë, “Në kundërshtim edhe me rezolutën më të fundit të Parlamentit Evropian, Kuvendi sot e shfaqi krizën e vet funksionale përmes një fjalimi të përçartur të kryeministrit, duartrokitjeve komike të spikeres së kuvendit dhe, më e keqja fare, dhunimit të rëndë të së drejtës së opozitës për të diskutuar nen për nen, ligjin më të rëndësishëm të shtetit, ligjin e buxhetit”.

Gjithsesi nënvizoi Rama, “E gjithë kjo shfaqje provinciale e forcës dhunuese të pushtetit në sallën e Kuvendit, nxori edhe më në pah krizën e rëndë të një kryeministri, që sot nuk i ka as numrat për të kaluar ndryshimet e ëndërruara në ligjin e SHISH-it, as njerëzit dhe mendtë për të përballuar krizën ekonomike”.

“Sali Berisha nuk më di ç’flet, sepse nuk di më çfarë të bëjë në kushtet kur i mungojnë votat për të marrë nën kontroll shërbimin sekret, i mungojnë paratë për të përballuar krizën ekonomike, i mungojnë idetë për të dalë nga kriza politike”, deklaroi Edi Rama për kundërshtarin e tij politik.

Sipas kryesocialistit fshehja e kalendarit të punimeve të Kuvendit, fshehja e axhendës së seancës së Kuvendit dhe së fundi fshehja e projektligjit të SHISH-it bashkë me mbylljen anormale të seancës së sotme, flasin për një gjendje të rëndë psikologjike, po edhe për interesa shumë të errëta të një pushteti të dëshpëruar, që po bëhet përditë e më shumë një barrë në qafën e shqiptarëve.

Sipas Ramës pikërisht kjo seancë tregoi edhe atë se “kryeministri është i dëshpëruar dhe se ka humbur kontrollin jo vetëm mbi qeverinë, po edhe mbi vetveten”.

Edi Rama garantoi në këtë konferencë për shtyp se “Opozita shqiptare është sot më e vendosur se kurrë për të thënë të vërtetën mbi krizën e gjithanshme, për ta mbrojtur këtë të vërtetë përballë pushtetit të dhunës e të gënjeshtrës, për të bërë detyrën karshi Shqipërisë e shqiptarëve që nuk e meritojnë të sundohen nga horrllëku dhe për t’u dhënë atyre qeverinë që meritojnë”.

mit/NOA
KOMENTE