English

Ruçi replikë Berishës: Je i sëmurë politikisht!

Tiranë, 26 korrik, NOA Update – Ndërsa e ka uruar kryeministrin për rikthimn e tij në seancën plenare pasi deklaroi se ishte i sëmurë në të mëparshmen, ku u morën në shqyrtim shkurtimet për buxhetin 2010, kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi, më pas e ka sulmuar duke e quajtur si “të sëmurë politikisht”.

Duke vijuar më tej fjalën e tij, Ruçi i bëri me dije kreut të qeverisë se që në muajin dhjetor, opozita i drejtoi thirrje mazhorancës për të realizuar rishikim të fondeve buxhetore.

“Në dhjetor, u mblodh një forum i lartë i opozitës duke të thënë të ndryshoje buxhetin. Po të na kishe dëgjuar që atëherë, nuk do të ishte në këtë ferexhe ekonomia shqiptare sot”, tha më pas deputeti Gramoz Ruçi.

“Jepu përgjigje akuzave të opozitës për korrupsionin qeveritar”, i është drejtuar përfaqësuesi i socialistëve kreut të qeverisë.

Duke i bërë me dijeni se “shqiptarët nuk janë përqindjet tona”, për t’i kujtuar se nuk kanë vend deklaratat pompoze për shifrat e rritjes ekonomike, por ajo që realisht jetojnë në ditët e tyre qytetarët shqiptarë.

n.e/NOA

KOMENTE