Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shëngjin, dallgët i morën jetën një burri në det të hapur
English

Shëngjin, dallgët i morën jetën një burri në det të hapur

Shëngjin, 26 Korrik 2010 NOA - Tragjedia që i mori jetën një burri në det pranë Shëngjinit, erdhi për shkak se dallgët ishin të mëdha dhe mundësia për të shpëtuar u zvogëlua deri në fatalitet.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë ka kryer hetime lidhur me ngjarjen e pasdites së djeshme rreth orës 18.15, ku në vendin e quajtur Kune, Komuna Shëngjin–Lezhë, përballë Hotel Bar-Restorant “Riçard” është mbytur 43-vjeçari Ferdinand Ujkaj.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor i cili shkoi në vendngjarje ku konstatoi se i mbyturi ishte Ferdinand Ujkaj, lindur dhe banues në fshatin Gocaj, komuna Balldre-Lezhe, i cili ishte dërguar për në Spitalin e Lezhës.

Në lidhje me këtë ngjarje janë kryer veprimet e para proçeduriale e hetimore, është bërë këqyrja e kufomës së këtij personi, nga ku nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime te tjera.

Nga ana tjetër, janë marrë deklarime të ndryshme nga persona që tregojnë rrethana të hetimit të cilët deklarojnë se Ferdinand Ujkaj është mbytur në mënyrë aksidentale nga dallgët në det të hapur.

Pasi është nxjerre në breg dhe i është dhënë ndihma e parë, 43-vjeçari më pas është dërguar në Spitalin e Lezhës, ku ka arritur i vdekur.

Policia konfirmoi se materialet proçeduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë si ngjarje aksidentale.

a.r/NOA

KOMENTE