Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shirat Largojnë Të Nxehtin, Këtë Jave Ulje E Temperaturave
English

Shirat "Largojnë " Të Nxehtin, Këtë Jave Ulje E Temperaturave

TIRANË, 26 Korrik/ ATSH- Suada Daci/.- Të paktën për disa ditë, qytetarët nuk do të përballen me temperaturat e larta, pasi shirat e rëna në pjesën më të madhe të territorit kanë ulur ndjeshëm ato. Pas një jave kur temperatura maksimale gati çdo ditë shkoi në vlerat 40 gradë celcius, sinoptikanët japin lajme të mira. Sipas tyre, duke filluar që nga dita e sotme e përgjatë gjithë javës së fundit të muajit korrik, temperaturat do të ulen ndjeshëm me 5 gradë celcius. Edhe Tirana është perfshirë sot nga ulja e temperaturave. Sipas specialistëve të Shërbimit Meteorologjik, temperatura maksimale në kryeqytet shënoi dje 32 gradë celcius, ndërsa sot temperatura maksimale parashikohet te shkoje ne 29 gradë celcius dhe ajo minimale 20 gradë celcius. Sinoptikanët sqarojnë se kjo ulje e vlerave të temperaturave do të prekë të gjithë rajonin e Mesdheut, përfshi këtu edhe Shqipërinë, ku vlerat maksimale te temperaturave nuk do t'i kalojnë te 30 gradët. Megjithatë, ata paralajmërojnë se i nxehti afrikan ai do të rikthehet sërish në fillim të gushtit. /a.ke/
KOMENTE