English

Shkoder: Mot I Qendrueshem, Temperaturat Me Te Ulta

SHKODËR, 26 Korrik/ATSH-G. Marku/- Dita e parë e javës në qytetin e Shkodrës është shoqëruar me një mot të qëndrueshëm. Ashtu si një ditë më parë, temperaturat dallohen qartë nga ditet e meparshme ne qytet, i cili mbi një muaj "sundohej" nga temperatura të larta dhe rreze të forta diellore, qe krijuan jo pak probleme për komunitetin, sidomos të moshuarit dhe fëmijët e vegjël. Vranësirat e mesnatës të së shtunës së kaluar, që u shoqëruan edhe me reshje të pjesshme shiu, kanë ndikuar në freskimin e mjedisit në qytetin verior. E njëjta gjë mbizotëron edhe sot, me nje mot të qëndrueshëm. /a.ke/
KOMENTE