English

Shqipëri - Itali, Mbrojtja Civile, Marrëveshje Mirëkuptimi

Nënshkruhet marrëveshje mirëkuptimi mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e Mbrojtjes Civile TIRANË, 26 Korrik /ATSH-M.Shkurta/.- Konsolidimi i bashkëpunimit të sistemeve kombëtare të Emergjencave Civile dhe nxitja e projekteve të përbashkëta, ishte qëllimi i marrëveshjes së nënshkruar sot në Tiranë, në fushën e Mbrojtjes Civile, mes Shqipërisë dhe Italisë. Marrëveshja dy-vjeçare e mirëkuptimit në fushën e Mbrojtjes Civile, u nënshkrua të hënën nga Nënsekretari për Mbrojtjen Civile pranë Këshillit të Ministrave të Italisë Z. Guido Bertolaso dhe nga Zv.ministri i Brendshëm Z. Ferdinand Poni. Bazuar në këtë Marrëveshje Mirëkuptimi, programet dhe projektet e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e Mbrojtjes Civile, do të rregullohen në vijim me marrëveshje teknike midis strukturave përkatëse të të dy vendeve. Marrëveshja e cila pason një marrëveshje të nënshkruar në dhjetor të vitit 2007, ka qëllim nxitjen dhe zhvillimin e veprimtarive kërkimore të përbashkëta, me synim përmirësimin e aftësive parashikuese, parandaluese, zbutëse dhe të administrimit të rreziqeve, zbatimin e një strategjie për forcimin institucional të sistemeve kombëtare të Mbrojtjes Civile, shkëmbimin e të dhënave dhe të përvojave personale në fushën e Mbrojtjes Civile, etj./ch/
KOMENTE