Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli miraton nenet e buxhetit, opozita proteston, ndërpritet seanca
English

Topalli miraton nenet e buxhetit, opozita proteston, ndërpritet seanca

Tiranë, 26 korrik, NOA – Pas replikave të njëpasnjëshme të deputetëve të opozitës, ndaj fjalës së kryeministrit Sali Berisha në seancën plenare të kuvendit ku pritet të miratohen nen për nen shkurtimet në buxhet, vetëm pak minuta më parë ka patur tension në sallë.

Shkak për këtë tension është bërë miratimi nen për nen pa dëgjuar opozitën nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Nga sa u pa drejtpërsëdrejti tensioni është krijuar nga një përplasje mes deputetëve Kadeli dhe Maliqi.

Pikërisht në këtë moment kryetarja e Kuvendit ka kërkuar pak minuta pushim të seancës plenare pasi deputetët e PS-së, i janë afruar në protestë podiumit të kuvendit.

Ndërkaq edhe mediat që transmetojnë direkt seancën plenare në kuvend janë nxjerrë jashtë sallës.

Tashmë pritet që seanca parlamentare të rinisë pas pushimit.

Pritet që debatet mes opozitës dhe mazhorancës të jenë të forta, pasi buxheti i rishikuar thellon krizën sipas opozitës, ndaj ajo këmbëngul në kundërshtimin e miratimit të tij.

Ndërsa mazhoranca është e vendosur ta miratojë atë.

Një tjetër mollë sherri në parlament pritet të jetë edhe diskutimi i projektligjit shumë të debatuar për SHISH, të cilin opozita ka kërkuar me forcë të mos përfshihet në këtë seancë, ndërsa zëvendëskryeministri Meta ka kërkuar të shtyhet, për tu diskutuar edhe me NATO-n.

mit/NOA
KOMENTE