Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zhvillimi I Bujqesise Mbetet Sfida Mbumk-Së
English

Zhvillimi I Bujqesise Mbetet Sfida Mbumk-Së

TIRANE, 26 Korrik /ATSH-E.Xhajanka/- Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Genc Ruli, deklaroi për mediat se, bujqësia është sfida më e madhe jo vetëm në raport me sektorë të tjerë të ekonomisë shqiptare, por edhe se Shqipëria tenton të hyjë drejt një klubi ekonomik që është BE, i cili gjysmën e buxhetit e ka për politikat bujqësore me rreth 500 miliardë euro në vit. Për ministrin Ruli, integrimit ekonomik e politik duhet t'i përgjigjemi me programe konkrete e ambicioze për prodhimin bujqësor, sepse dhe kushtet e Brukselit, të parapara në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, mbi gjysmën e detyrimeve e kanë në fushën e bujqësisë e të mbrojtjes së konsumatorit. "Mbrojtja e konsumatorit, ndoshta është realiteti që na ekspozon më keq, për arsye se edhe pse vitet e fundit shohim një përmirësim të dukshëm, produktet që mund të konkurojmë në tregjet e sofistikuara europiane, janë ende shumë të ulta"-deklaroi ministri Ruli. Sipas tij, ne kemi gati një gjendje primitive të tregut informal të shitjes në rrugë, të therjes në rrugë, të cilat nuk janë standarte normale. Në këtë konteks nënvizoi ai, është një detyrim për shtetin shqiptar e më konkretisht për ministrinë e Bujqësisë që në një periudhë të shkurtër, të ketë përmirësim rrënjësor në sigurinë ushqimore. "Faktikisht është një program i tërë që ka filluar, me ngritjen e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, një inspektoriat i specializuar dhe që i shërben këtij qëllimi, i cili po bëhet funksional gradualisht që prej qershorit të këtij viti . Eshtë e vërtetë që një nga sfidat më të mëdha , një nga objektivat më ambicioze të deklaruara në programin e qeverisë, është që brenda gjashtë viteve të dyfishojë prodhimin bujqësor"-tha Ruli. Është me të vërtetë një sfidë shumë e madhe, vijoi ai së pari se rritja e prodhimit bujqësor është në funksion të tregut. Është tregu që do absorbojë këtë prodhim. Sigurisht që ne kemi ende hapësira të mëdha në tregun e brendshëm. -Sektori me probleme të trashëguara- Bujqësia shqiptare përballet aktualisht me shumë probleme, pjesa më e madhe e të cilave janë të trashëguara. Drejtues të Ministrisë së Bujqësisë vlerësojnë se problemet kryesore janë çështjet e pronësisë mbi tokën bujqësore dhe fermat e vogla, tregu i pazhvilluar i shitblerjes së tokës, niveli i ulët i kooperimit midis fermerëve në të gjitha format e tij, nevoja për rritje të produktivitetit të përdorimit dhe konkurueshmërisë së sektorit, modernizimi i teknologjive të prodhimit (përfshi ujitje e mekanizimin e proceseve të prodhimit e përpunimit), nevoja për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve të prodhimit, cilësisë dhe sigurisë së produkteve, ngritjen e kapaciteteve të aktorëve të sektorit përfshi prodhuesit, përpunuesit, tregtarët, ngritja e kapaciteteve institucionale mbështetëse e politikbërëse, si edhe harmonizimi i legjislacionit dhe politikave zhvillimore me ato të BE. Nga të dhënat rezulton se në vendin tonë ka rreth 350 mijë ferma bujqësore, me një punësim prej mbi 50 për qind të krahut të punës. Bujqësia kontribuon me pothuajse 1/5 për qind në Produktin e Brendshëm Bruto dhe është shënuar rritje pothuajse stabël të prodhimit bujqësor me rreth 3 për qind gjate viteve te fundit. -Si do shmanget toka djerrë- Ministri Ruli, shpjegon se, taksa e tokës, si një taksë e mirëfilltë mbi pronën në Shqipëri, ekziston por është në nivele shumë të ulëta, krahasuar me çdo vend. Ndoshta prandaj dhe nuk jep sa duhet impaktin e saj. Kjo taksë më shumë se sa një element fiskal për t'i siguruar shtetit të ardhura, ka të bëjë me përdorimin efiçent të një prone e cila nuk riprodhohet, të një aseti që nuk riprodhohet, që është toka bujqësore. Ajo në shekuj do të mbetet kaq, se kaq është madhësia e planetit tonë dhe e tokës bujqësore. Që kjo tokë të mos lihet djerrë, të mos lihet pa përdorur, të mos përdoret pa efiçensë, ka një taksë e cila e detyron zotëruesin ta përdorë tokën, ta japi në përdorim që toka të jetë gjithmonë e përdorshme. Kjo taksë tek ne, edhe në qoftëse ka ekzistuar, nuk është mbledhur. Sipas tij, interesi sidomos i pushtetit vendor, për ta mbledhur atë taksë deri me sot është dëshmuar të jetë shumë i ulët. Sipas tij po shihen forma që janë eksperimentuar në vende të ndryshme për ta imponuar detyrimin e punimit të tokës. Madje kjo ministri ka përgatitur një projektligj e ka shpërndarë për mendim në ministritë e tjera dhe së shpejti pritet të kalojë në qeveri. Një formë detyrimi do të jetë që, në se nuk e punon tokën për dy vjet rresht atëherë pushteti vendor komuna vendos të ta marrin tokën. Ministri tha se, me këtë formë ruhet e drejta e pronësisë, por jo e disponimit të saj. /f.n/
KOMENTE