Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksidenti I Pukës, Fshati Sos Pret Vëllezërit Mustafa
English

Aksidenti I Pukës, Fshati Sos Pret Vëllezërit Mustafa

TIRANË, 27 Korrik/ATSH/.- Dy prej fëmijëve të familjes Mustafa, që i mbijetuan aksidentit të rëndë të 17 korrikut në Gjegjan të Pukës, vëllezërit Mirsed dhe Armando Mustafa, përkatësisht 4 dhe 8 vjeç, nga dita e martë do të jenë pjesë e familjes së madhe të fëmijëve jetimë në fshatin SOS, qendra e shërbimeve sociale Bethani. Vendimi është marrë nga Ministria e Punës në bashkëpunim me familjarët e fëmijëve, të cilët humbën prindërit dhe një motër 13 vjeçe ditën kur autobusi me të cilin ktheheshin nga pushimet në Durrës, ra në humnerë. Drejtoresha e politikave të shërbimeve sociale në ministrinë e Punës, Denada Seferi tha për mediat se pas dy vëllezërve, pritet akomodimi në fshatin sos dhe i dy motrave të familjes Mustafa, Anisës 10 vjeçe dhe Miraldës 14 vjeçe. Pavarësisht moshës së vajzave dhe rregullores për t'i strehuar ato në institucionet e përkujdesjes sociale, Ministria e Punës ka vendosur që ato të qëndrojnë aty për një kohë të pacaktuar, deri në gjetjen e një zgjidhje definitive. Aktualisht dy motrat Mustafa po trajtohen ende në spitalin Ushtarak pasi njëra prej tyre ka kryer një operacion të vështirë në kofshat e dëmtuara gjatë aksidentit. Mjekët janë shprehur optimistë për përmirësimin e gjendjes së saj, ndërsa në fillim të javës, u shënua dhe viktima e 15 e tragjedisë së Pukës, erikson pera 9 vjeç i dëmtuar rëndë në mushkëri. Familja Mustafa është familja që u dëmtua më shumë nga aksidenti i rëndë i 17 korrikut, pasi humbi tre persona./e.gj//ch/
KOMENTE