Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aktorë Politik Dhe Shoqëria Civile Hedhin Propozimet E Para Për Kodin Elektoral
English

Aktorë Politik Dhe Shoqëria Civile Hedhin Propozimet E Para Për Kodin Elektoral

L TIRANË, 27 Korrik/ATSH-A.Gegvataj/.- Çështja e administrimit të zgjedhjeve dhe transparenca e tyre ishin kryefjala e debatit të zhvilluar sot në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga "Aksioni qytetar për reformën zgjedhore", ku merrnin pjesë përfaqësues të forcave politkike, shoqëria civile dhe shoqata të ndryshme në vënd. Kryetari i LSI-së, Ilir Meta theksoi se shoqëria civile duhet të jetë më e angazhuar për çështjen e zgjedhjeve ndërsa reforma duhet të jetë gjithpërfshirëse. "Mosmarrëveshjet që kanë rezultuar pas zgjedhjeve po i vuan e gjithë shoqëria ndaj është koha për një proces gjithpërfshirës dhe ky aksion qytetar duhet të luajë një rol esencial për të patur një reformë që mund të diskutojë çdo opsion", tha ai Duke folur për kodin aktual Meta nënvizoi se "kjo parti shkon përtej interesave të saj". "Ne nuk shohim vetëm interesat tona dhe ndaj jemi të hapur për administrim politik apo teknik. Por e rëndësishme është të kemi një konsensus të plotë dhe një reformë që të mos lihet në minutat e fundit", shtoi Meta. Ndërsa deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se "kodi zgjedhor është i një cilësie të mirë por ajo që na mungon është besimi tek ky mekanizëm administrativ e ligjor. Sipas tij, çdo ideologji e re që duhet të injektojmë në ligjin zgjedhor, duhet të mos vijë vetëm nga lojtarët në lojë por edhe nga shoqëria civile". Por përfaqësuesi i opozitës, kryetari PDS-së Paskal Milo, ritheksoi se "reforma zgjedhore duhet të shkojë paralelisht me procesin e hetimit të zgjedhjeve të 28 qershorit dhe se "pa transparencën e zgjedhjeve të kaluara nuk do të ketë një refornë zgjedhore të plotë dhe të saktë". Ndërkaq përfaqësuesi i LDK-së, Nikoll Lesi propozoi një sistem proporcional kombëtar pasi sipas tij partitë e vogla duhe të ekzistojnë për të balancuar dy të mëdhatë. "Cila parti arrin 3 përqind të rezultatit të ketë përfaqësuesin e vet sipas formulës së kodit zgjedhor dhe denim 10 vjeçar për komisionerin që vjedh votat", përfundoi Lesi. /f.n/
KOMENTE