Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Britani - Drejtësia Refuzon Ekstradimin E Ish-Presidentit Boshnjak Ejup Ganiç
English

Britani - Drejtësia Refuzon Ekstradimin E Ish-Presidentit Boshnjak Ejup Ganiç

LONDËR, 27 korrik /ATSH-AFP/ - Drejtësia britanike refuzoi sot kërkesën për ekstradim drejt Serbisë të ish-presidentit të Bosnjes, Ejup Ganiç, i arrestuar në Londër, në mars, në bazë të një mandatarresti për krime lufte gjatë konfliktit në Bosnje në vitet 1992-95 Ejup Ganiç, 64 vjeç, ish-anëtari mysliman i presidencës boshnjake gjatë luftës dhe ish-president i federatës në Bosnje-Hercegovinë u arrestua më 1 mars në aeroportin londinez të Hithrout në bazë të një mandatarresti për krime lufte, të lëshuar nga Serbia. Në mes të muajit mars, ai u lirua nën kontroll gjyqësor. Serbia e akuzon Ejup Ganiçin për pjesëmarrje në vitin 1992 në konceptimin e sulmeve kundër oficerëve të ushtrisë jugosllave dhe më pas kundër ambulancave të dërguara në zonë dhe kundër një karvani ushtarak në Sarajevë, ku si pasojë humbën jetën të paktën 18 persona./ /ec/ a.jor.
KOMENTE