Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Britani - Katër Persona Gjenden Të Vrarë Në Shtëpi, Ndër To Dy Vajza Të Vogla
English

Britani - Katër Persona Gjenden Të Vrarë Në Shtëpi, Ndër To Dy Vajza Të Vogla

ROMË, 27 korrik /ATSH-ANSA/ - Një familje me katër persona, ndër të cilët dy vajza përkatësisht dy një dhe dy vjeç, është gjetur e vrarë dje në një shtëpi në qytezën angleze të Fordingbridge, në Hampshire. Vajzat dhe nëna janë vrarë me thikë, ndërsa babai është gjetur i varur te shkallët, shkruan BBC në faqen e saj të internetit, duke cituar bluzat e bardha. Alarmi është dhënë nga gjyshja e vajzave të vogla, e cila si çdo të hënë kishte shkuar për t'i vizituar. Në mbrëmje katër trupat u dërguan në spitalin e kontesë së Vinçesterit, ku do të kryhet edhe ekspertiza mjekoligjore. Ndërsa në shtëpi do të vazhdojnë hetimet. Familja ishte mjaft e njohur dhe e dashur në lagjen e saj, dhe të gjithë e përshkruajnë si "të mrekullueshme", dhe asnjëherë nuk ishte folur për probleme ose asnjë lloj shqetësimi financiar. Policia nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë për shkaqet e mundshme të vrasjes së shumfishtë. /e.v/
KOMENTE