Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elton Deda Bashkon Tre Muskultierët
English

Elton Deda Bashkon "Tre Muskultierët"

TIRANË, 27 Korrik/ATSH-Edmond Prifti/- Kanë kënduar të tre bashkë, ashtu si vite më parë kur u quajtën "Tre Muskultierët". Jo shumë larg kryeqytetit, në skenën e improvizuar të një resorti, Elton Deda, Aleksandër Gjoka dhe Redon Makashi performuan para nostalgjikëve të muzikës së tyre. Nuk kanë humbur asgjë nga magjia dhe pasioni i tyre, ndonëse kantautori Elton Deda prej 6 vitesh vijon karrierën në Amerikë, ku së fundi ka nxjerrë në treg dhe një album me 12 këngë të rrymës, Rock dhe Blues. "Është shumë kënaqësi të gjendesh pranë Sandrit dhe Redit, me gallatat e tyre... Megjithëse kjo ishte një mbrëmje e improvizuar, ne kemi rigjetur veten, sikur na është këputur filmi para gjashtë vitesh kur kam ikur unë. Kam gjetur po të njëjtin emocion me ta", tregon në një intervistë për ATSH-në Elton Deda. Kantautori Deda njihet ndër të parët që pas viteve '90 kërkoi të shprehej ndryshe, me ritme moderne dhe klasike njeherazi, i vërtetë dhe origjinal. Vështirë se muzika shqiptare do arrij të krijoje kompozime si "Qytet i vjeter" ose "Nuk kërkoj tjetër njeri", që mbajnë firmën e 37 vjecarit Deda. Këto dhe të tjera, që dikur i këndonin live në pub "Tre muskultierët", i kanë sjellë dhe një herë, për një natë të vetme, për publikun. "Pra, u lidhëm sërish me të njëjtën ndjenjë si më parë. Secili i di zërat e vet dhe mendojmë se po ja kalojmë mirë", tregon kantautori. Surprizën e rikthimit pas gjashtë vitesh në Tiranë, Deda nuk e rrëfen të gjithën. Tregon se përpos performancës së tij LIVE në skenën e pishinës së këtij resorti, do jetë i ftuari surprizë para publikut shqiptar në një koncert të organizuar një nga media private. Për më tepër, ka ardhur dhe me rastin e nxjerrjes së albumit të tij. "Hë për hë nuk kam arritur ende në negociata këtu. Albumi është shkruar dhe realizuar në Amerikë. Shumicën e punës e kam bërë në studion time, ndërsa post-produksioni në një studio në Nju-Jork. Albumi im përfshin 12 këngë Rock dhe Blues", tregon ai. Ndërsa flet për albumin e ri, thotë se në krijimin e tij ka ndikuar dhe koha dhe vendi ku jeton prej 6 vjetësh. "Atje është një kulturë krejt tjetër dhe mendoj se më ka bërë shumë mirë. Tashmë, i shoh nga afër muzikanët që i kam ëndërruar gjithë jetën. I shoh edhe muzikanët në Nju Jork dhe ndihet atmosfera", thotë Deda. Rikthimin e mikut të tij në gjirin e "Tre muskëltierëve", Aleksandër Gjoka e ka interpretuar si një "sadisfaksion, por shumë i shkurtër". Sandri nuk ngurron të thotë se e ndien mungesën e mikut të tij, pavarësisht se është shumë më i ri në moshë. "Toni ka një pjekuri, e jo vetëm nga ana muzikore. E kësisoj kemi gjetur emërues të përbashkët sidomos në muzikën Rock dhe Blues. Ai është kantautor e dirigjent njëherazi. Ka mbaruar studimet për piano, e kështu mund edhe të shkruajë pa problem për një orkestër prej 40 vetësh", shprehet Aleksandër Gjoka. Megjithëse kanë kaluar gjashtë vite që Elton Deda nuk jeton në Tiranë, Redonit i duket sikur s'kanë kaluar shumë kohë që nuk e ka takuar Tonin. I duket sikur është rikthyer nga pushimet dhe për ta vërtetuar këtë thotë se "edhe për koncertin e sotëm s'kishim bërë asnjë provë paraprake. Dhe ishim ashtu si dikur: "Tre Muskultierët". Gjithsesi largimi i tij ndihet.... "Jo vetëm tek ne, por edhe te publiku shqiptar. Toni, megjithatë ka lënë muzikën e tij nga pas. Albumin e fundit ende s'ma ka dhuruar. Po më thoshte që ta blej me lekë...", thotë me shaka Redoni Për një të ardhme të të tre së bashku në skenën shqiptare? "Shpresoj të rikthehem këtu, pak më shpesh. Ndoshta një album të tre së bashku, mund të jetë një projekt pakëz i madh, pasi duhet të jesh këtu që ta ndjekësh këngën, por një koncert të tre së bashku, pese jo", thotë Deda. Për të, ndoshta një koncert për shqiptarët në Amerikë nuk është aq i vështirë, por do një farë organizimi. "S'jam manaxher e as producent. Por në rast se, dikush gjendet dhe e ndjen këtë gjë duke e marrë përsipër kundrejt pagesave e gjithçkaje tjetër, pse jo. Siç e thashë, ne edhe pa prova jemi në gjendje të bëjmë diçka shumë shumë herë më pozitive, ndoshta edhe nga ata njerëz që përpiqen përgjatë gjithë jetës ti bien veglave", shton Elton Deda./n.m/
KOMENTE