Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fishë Teknike/Mmpau: Tre Projekt-Vendimet Mjedisore Që Plotësojnë Ligjin Për Mbetjet
English

Fishë Teknike/Mmpau: Tre Projekt-Vendimet Mjedisore Që Plotësojnë Ligjin Për Mbetjet

JNË LIGJIN PËR MBETJET TIRANË, 27 Korrik/ATSH-Eriola Çuko/ - Tre projektvendimet mjedisore, "Për Ambalazhet dhe Mbetjet e tyre", "Për Bateritë dhe Akumulatorët" dhe "Për Mbetjet nga Pajisjet Elektrike dhe Elektronike", të prezantuara sot në Hotel Tirana International, janë pjesë e akteve nënligjore të Ligjit për Mbetjet, duke bërë të mundur që zbatimi i ligjit, pas miratimit të tij, të jetë i plotë dhe eficent. Ambalazhet dhe mbetjet e tyre janë ndër problemet e mprehta mjedisore, ndërsa më shqetësuese janë ambalazhet plastike. Plastika dhe përdorimi pa kriter i tyre, veçanërisht pas përdorimit, gjenden të shpërndara në pjesë të konsiderueshme të territorit, duke krijuar jo vetëm problemeve mjedisore, por dhe të peisazhit dhe estetikës qytetare. Miratimi dhe zbatimi i ketij akti pritet të ketë impakt pozitiv në këtë drejtim, ç'ka duhet shoqëruar me më shumë edukim dhe vëmendje qytetare. Po kështu, bateritë dhe akumulatorët, si rezultat i shtimit te mjeteve dhe pajisjeve që përdorin ato, janë bërë shqetësim i madh mjedisor, por edhe për shëndetin e qytetarëve. Bateritë përmbajnë njëkohësisht dhe lëndë të rrezikshme, ndaj administrimi mjedisor i tyre me qëllim edhe riciklimin do të sjellë progres ne kete drejtim. Aktualisht, në vend nuk ka skemë të çertifikuar të grumbullimit dhe trajtimit te baterive pas daljes nga perdorimi. Ka shume subjekte qe i grumbullojne, por kushtet e tyre te ruajtjes nuk permbushin standartet e nevojshme mjedisore. Ky akt përmban kërkesat e nevojshme për administrimin e baterive dhe akumulatorëve për të përmbushur standardet mjedisore në përputhje me direktivat përkatëse të Bashkimit Europian. Pajisjet elektrike dhe elektronike dhe mbetjet e tyre janë shtuar së shumti kohët e fundit, për rrjedhojë ato gjenden të hedhura në vende të ndryshme të paautorizuara. Shqipëria deri tani nuk ka pasur kuadër ligjor mbi këtë, e për më tepër kulturë qytetare për administrimin mjedisor të mbetjeve elektronike dhe elektrike, të cilat janë konsideruar dhe trajtuar si pajisje edhe kur nuk kanë pasur vlerë përdorimi. Ndërsa trajtimi mjedisor i tyre ka vite që ka filluar në vendet e zhvilluara europiane, veçanërisht ato industriale, në vendin tonë tashmë po duken qarte problemet mjediore të pajisjeve elektrike dhe elektronike. /ch/
KOMENTE