English

Gjermani - Love Parade - Arrin Në 20 Numri I Viktimave Dhe 511 I Të Plagosurve

ROMË, 27 korrik /ATSH-ANSA/ - Arriti në 20 numri i viktimave në "Love Parade" (Parada e Dashurisë) të Duisburgut, kur një turmë e përfshirë nga paniku doli jashtë kontrollit. Një e re 21 vjeçare ndërroi jetë në spital për shkak të lëndimeve të rënda që mori të shtunën. Viktima ishte një shtetase gjermane. Lajmi bëhet i ditur nga policia e Duisburgut e cila thekson se të plagosurit janë 511, ndër të cilët 42 në gjendje të rëndë. /e.v/
KOMENTE