English

I nxehti në Japoni me 66 viktima

Japoni, 28 Korrik NOA - Është rreth 15 mijë njerëz të shtruar në spital dhe të paktën 66 të vdekur, bilanci i të nxehtit që ka pushtuar shumë rajone të Japonisë. Sipas autoriteteve, vetëm në shtatë ditët e fundit spitalet kanë marrë një total prej 9.436 personash, 57 prej të cilëve nuk kanë mbijetuar nga goditjet e të nxehtit. Numri i vdekjeve të këtij viti është jashtëzakonisht i lartë në krahasim me 47 viktimat e 2008 dhe 16 në 2009. Sipas të dhënave nga Agjencia për menaxhimin e fatkeqësive dhe zjarreve, shumica e vdekjeve ka prekur më të vjetrit dhe shpesh ka ndodhur në brendësi të shtëpive të tyre.

Gjatë shtatë ditëve të fundit të prekurit kanë qenë veçanërisht në qytetin e Tokios dhe prefekturat e Saitama dhe Aichi. me shumë mundësi, viti 2010 do të regjistrojë nje nga bilancet më të rënda në muajt e nxehtë të korrikut dhe gushtit. Merkuri ka tejkaluar shpesh 30 gradët në termometër dhe kjo përfshirë të gjitha 47 prefekturat e Japonisë, duke shkuar në mbi 35 gradë në pjesën më të madhe të territorit japonez dhe kjo bazuar në të dhënat e siguruara nga Agjencia Meteorologjike Japoni.

r.b/NOA

KOMENTE