Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Internet - Yahoo Japan Shpall Aleancën Me Google Dhe Prish Marrëdhëniet Me Microsoft
English

Internet - "Yahoo Japan" Shpall Aleancën Me "Google" Dhe Prish Marrëdhëniet Me "Microsoft"

TOKIO, 27 korrik /ATSH-ANSA/ - "Yahoo Japan", motori më i madh i kërkimit në internet në Japoni, ka bërë publik programin e bashkëpunimit me "Google" për të përdorur teknologjinë e kolosit amerikan duke prishur marrëdhëniet me "Microsoft", e cila ndërkohë vazhdon të bashkëpunojë me kompaninë qendrore të "Yahoo" në Sunnyvale të Kalifornisë. Në një notë të shpërndarë sot për mediat me rastin e publikimit të statistikave tremujore, duke konfirmuar lajmet paraprake të "Wall Street Journal", "Yahoo Japan" shpjegon se do të përdorë publicitetin online dhe sistemet e zhvilluara nga "Google", ndërsa data e kalimit të teknologjisë nga "Microsoft" në "Google" është ende për t'u vendosur. "Yahoo Japan" zotërohet 40 për qind nga operatori japonez i telekomunikacioneve "Softbank", ndërsa "Yahoo Inc", kompania mëmë në SHBA, zotëron 35 për qind. /e.v/
KOMENTE