Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Irak - Admirali Mullen Në Bagdad Për Të Shqyrtuar Planet Për Tërheqje
English

Irak - Admirali Mullen Në Bagdad Për Të Shqyrtuar Planet Për Tërheqje

BAGDAD, 27 korrik /ATSH-AFP/ - Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura amerikane, admirali Michael Mullen, mbërriti sot në Irak, pas një vizite në Afganistan, për të shqyrtuar planet e tërheqjes së forcave amerikane dhe përpjekjet për të formuar një qeveri, njoftoi një gazetar i AFP-së i cili e shoqërone. Vizita e tij bëhet një ditë pas tri atentateve kamikazë me autobombë që shkaktuan vdekjen e 25 personave në qytetin e shenjtë shiit Kerbala dhe Bagdad përpara selisë së televizionit satelitor Al-Arabija. Zyrarët amerikanë dhe irakianë kanë paralajmëruar disa herë për një rritje të dhunës për shkak të boshllëkut të krijuar nga paaftësia e partive politike për të rënë dakord lidhur me emrin e një kryeministri, katër muaj pas zhvillimit të zgjedhjeve. Admirali Mullen pritet të takohet me presidentin e deritanishëm Jalal Talabani, kryeministrin Nuri al-Maliki dhe me kryekomandantin e forcave amerikane në Irak, gjeneralin Ray Odierno, njoftuan burime amerikane. Aktualisht, 77 500 ushtarë amerikanë ndodhen ende në Irak, por të gjitha trupat ushtarake pritet të largohen më 1 shtator dhe atje do të mbeten vetëm 50 000 për të stërvitur dhe këshilluar forcat irakiane deri në fund të dhjetorit të vitit 2011. /I.Pu.
KOMENTE