English

Itali - Karabinierët Arrestojnë 10 Persona Nga Organizata Mafioze 'Ndrangheta

REXHO KALABRIA, 27 korrik /ATSH-ANSA/ - Karabinierët kanë kryer dhjetë arrestime brenda familjes Bellocco di Rosarno, një nga familjet më të fuqishme pjesëtare të klanit italian mafioz 'Ndrangheta dhe gjithmonë aktive në trafikun e lëndëve narkotike. Mandati i arresteve është lëshuar nga prokuroria antimafia e Rexho Kalabrias. Të arrestuarit akuzohen për aktivitete mafioze dhe favorizim në arratinë e Gregorio dhe Giuseppe Bellocco, dy ndër 30 personat më të rrezikshëm në kërkim të cilët u arrestuan respektivisht në vitet 2005 dhe 2007. Karabinierët kanë konfiskuar edhe të mira materiale me vlerë deri në 10 milionë euro. /e.v/
KOMENTE