Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove: Studente Kosovare Ne Universitetet Evropiane Me Bursa Te Be-Se
English

Kosove: Studente Kosovare Ne Universitetet Evropiane Me Bursa Te Be-Se

ë PRISHTINË, 27 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Janë 42 studentë të diplomuar kosovarë që do të vazhdojnë studimet post-diplomes në universitetet e përzgjedhura të Bashkimit Evropian me bursa të Skemës së Celulës së të Rinjve të financuar nga BE-ja, duke filluar nga tetori. Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe Ministria e Integrimeve Evropiane prezantuan sot brezin e shtatë të përfituesve kosovarë të bursave të Skemës së Celulës së të Rinjve, e cila është realizuar me sukses që prej krijimit të saj në 2004. Deri tani janë dhënë 177 bursa, bënë të ditur burimet e Zyrës. "Komisioni Evropian është i përkushtuar ta vazhdojë përkrahjen e tij për profesionistë të rinj, që do ta thellojnë dijen e tyre në legjislacionin evropian dhe çështjet e BE-së në universitete të ndryshme evropiane dhe me t'u kthyer, do ta ndihmojnë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në BE", tha Khaldoun Sinno, i ngarkuar me detyrë në Zyrën Ndërlidhëse të KE-së. Përfituesit e bursës së Skemës së Celulës së të Rinjve për 2010 do të trajnohen në tema në sektorë specifike, sikurse është e Drejta e BE-së, ekonomia, energjia dhe ambienti, veterinaria dhe siguria e ushqimit, si dhe menaxhimi i trashëgimisë kulturore. Në përpjekjet për ta ndihmuar administratën e Kosovës që të përafrohet me standardet evropiane, programi i bursave veçon kurse post-diplomike në përputhje me nevojat e tanishme të qeverisë. /a.ke/
KOMENTE