English

Love Parade, kryetari i komunës së Duisburg: Nuk isha në dijeni të rreziqeve

Duisburg, 27 Korrik NOA - Pas tragjedisë të Love Parade, kryetari i komunës së Duisburg, Adolf Sauerland, i kritikuar ashpër nga opinioni publik, ka mohuar faktin se është vënë në dijeni të rreziqeve për sigurinë.

“Është detyra e qytetit që të vendoset nëse një manifestim mund të bëhet apo jo”, - tha ai për gazetën gjermane Reinisch Post.

Megjithatë, policia shtetase gjermane nuk është i të njëjtit mendim dhe ka shprehur dyshimet e saj në lidhje me sigurinë e organizatorëve, gjë e cila siç është raportuar nga ana e gazetës Sueddeutsche Zeitung, “ është injoruar”. “Policia në Duisburg - tha një zyrtar i gazetës - ka komunikuar qartë shqetësimet e saj për disa grupe pune”.

Sipas Sueddeutsche, kryetari i policisë lokale, Rolf Cebini, i cili ka dhënë dorëheqjen, e kishte kundërshtuar haptazi organizimin e Love Parade dhe kjo në lidhje pikërisht me sigurinë e saj. Një gazetë e tretë, Koelner Stadt-Anzeiger, shton se autoritetet kanë dhënë aprovimin për këtë ngjarje në momentin e fundit, ndërsa policia dhe zjarrfikësit kanë shprehur shqetësime para se të festivali muzikor të zhvillohej.

Fjalë, që janë konfirmuar dhe nga ish-kreu i zjarrfikësve në Duisburg, Klaus Shafer, i cili në një intervistë për televizionet gjermane tha se u rekomandua të zbatonte urgjentisht për të bërë këtë veprimtari, e cila i kushtoi jetën 20 personave.

r.b/NOA

KOMENTE