Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mf: Treguesit Ekonomike Pozitive, Rama Ndihet I Tronditur
English

Mf: Treguesit Ekonomike Pozitive, Rama Ndihet I Tronditur

TIRANE 27 Korrik/ATSH-A.Gjonaj/- Ministria e Financave reagoi sot pas deklaratave të Partisë Socialiste se, kriza ekonomike do të thellohet më tej edhe pas ndryshimeve të buxhetit. Në një konferencë për shtyp sot pasdite, zëdhënësja e Ministrisë së Financave Anisa Serbo deklaroi se kreu i PS-së Rama ndihet i tronditur, pasi Shqipëria ka rritjen më të madhe në Europë. "Rama i fryu sërish sirenat e krizës pas tronditjes së e tij shpirtërore për rritjen ekonomike të vendit dhe rritjen e pagave dhe të pesnioneve" theksoi zëdhënësja e Ministrisë së Financave, duke shtuar se "kjo ministri i bën thirrje kreut të opozitës që të të marrë treguesit dhe të dhënat e vërteta të ekonomisë së vendit dhe të mos gënjejë për ekonominë". Serbo vuri në dukje se te ardhurat e buxhetit janë realizuar në masën 104 % dhe se eksportet në 6 muajt e parë të vitit rezultojnë 82 miliardë lekë, krahasuar me 42 miliardë lekë që ishin në 6 muajt e parë të vitit 2009 dhe se qeveria ka përfituar grante në masën 3.2 miliardë euro./n.m/
KOMENTE