English

Mori me qera një makinë dhe nuk e pagoi, ndiqet penalisht italiani

Tiranë, 27 Korrik, NOA – Forcat e policisë së Tiranës filluar procedimin penal në gjendje të lirë, për italianin Gino Concari, 49 vjeç, i lindur në Itali dhe me qëndrim të përkohshëm në Shqipëri.

Siç bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA, procedimi penal në ngarkim të tij, filloi sepse dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë shoqërisë “Autovizion”, sh.p.k, automjetin tip “Fiat”, me targa TR 1852 R, me qera, duke e pajisur me autorizim dhe leje edhe për qarkullim jashtë kufijve të Shqipërisë.

Por më pas ka nuk ia ka kthyer kompanisë automjetin dhe njëkohësisht vlerën e qirasë së tij.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së Tiranës për konsumim të veprës penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143/1 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE