English

Mrekulli, shpëton pas rënies nga kati i 16-të

Zelandë e Re, 26 Korrik NOA - Një 15 vjeçar, nga Zelanda e Re, ka mbijetuar pasi ra nga ballkoni i katit të 16-të i apartamentit ku banonte. Pasi ra në dyshemenë prej betoni, djali ka pesuar vetëm disa plagë të lehta. Ajo çka i shpëtoi jetën atij, ishte çatia e një garazhi, e cila ishte e mbuluar me shkumë izolimi.

“Ka qenë një engjëll që e ka mbrojtur atë”, - tha per "New Zealand Herald" pastruesja e ndërtesës, e cili dëshmoi në rënien e djalit.

Historia është e pabesueshme. Djali ishte duke luajtur në ballkonin e apartamentit të familjes së tij, në më shumë se 50 metra lartësi, kur, për arsye ende të paqarta, ai ra. Fati donte që djali të përfundonte në një garazh, të cilit çatia i ishte mbuluar me një shtresë të trashë izolimi.

I riu, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, është shtruar në spital, ku ndodhet në kushte të qëndrueshme dhe ka pësuar disa fraktura të lehta në dorë dhe në këmbë.

Mjekët kanë shprehur habi për gjendjen e djalit dhe kjo duke konsideruar se janë të paktë ata që i mbijetojnë një rënie nga një lartësi e tillë.

“Zoti duhet të ketë qenë me të”, - tha Kaa Wehi, gruaja që është përgjegjëse për pastrimin e objektit, në të cilin ndodhi aksidenti.

r.b/NOA

KOMENTE