Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nisin Riparimet Në Tubacionin Kryesor Të Furnizimit Me Ujë Të Tiranës, Shkak Ndërhyrjet E Paligjshme
English

Nisin Riparimet Në Tubacionin Kryesor Të Furnizimit Me Ujë Të Tiranës, Shkak Ndërhyrjet E Paligjshme

-Deklaron kreu i UKT-së Sait Dollapi- TIRANE 27 Korrik/ATSH-A.Gjonaj/- Drejtori i Përgjithshëm i Ujësjellës Kanalizime Tiranë deklaroi sot se do të nisin punimet për riparimin e tubacionit kryesor që furnizon me ujë të pijshëm 40% të kryeqytetit. Shkak për riparimin e tubacionit sipas kreut të UKT-së, Dollapi, janë bërë ndërhyrjet e paligjshme në rrjet. Dollapi u shpreh se pas një inspektimi që iu bë linjës u konstatuan ndërhyrjet e paligjshme ndaj dhe vendosëm riparimin menjëherë të rrjetit. "Kjo linjë ka rëndësi të madhe. Ajo furnizon 40% te Tiranës, por nga ana tjetër duhet theksuar se dëmtimi i saj do të kërkonte shumë kohë për t'u riparuar", tha ai. Dollapi theksoi se për shkak të riparimit nuk do ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për qytetarët, pasi ata do të furnizohen nëpërmjet linjave të tjera. Kjo linjë furnizon me ujë zonat e Tiranës së Re dhe Qytetit Studenti. Nga ana tjetër kreu i UKT-së theksoi se për personat që kanë bërë ndërhyrje të paligjshme në rrjet do ngrihen padi. /f.n/
KOMENTE