English

Përgjaket superstrada Lezhë-Shkodër, gjen vdekjen 29 vjeçarja

Lezhë, 27 korrik, NOA – Superstrada Lezhë-Shkodër është përgjakur sot nga një tjetër aksident.

29 vjeçarja Tereze Frroku ka bërë udhëtimin e saj të fundit me motorçikletën e bashkëshortit të saj, pasi ka gjetur vdekjen paraditen e sotme gjatë përplasjes me dy makina.

Në komunikatën e policisë së Lezhës njoftohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Gocajve”, ku dy automjete, njëri Tip Benz me targë SH 5748 D me drejtues 39 vjeçarin nga Shkodra Dritan Selmani dhe automjeti Audi A 4 me targë YC 02 VMA me drejues 43 vjeçarin nga Lezha Gjekë Gjeka kane përplasur një motorçiklete “YAMAHA”, që drejtohej nga 33 vjeçari Arben Frroku nga fshati Barbullojë i Lezhës.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka gjetur vdekjen bashkëshortja e drejtuesit të motorçikletës, Tereze Frroku.

Ndërsa drejtuesi i saj dhe bashkëshorti i viktimës, Arben Frroku është dëmtuar rëndë.

Ai është dërguar menjëherë për të marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe më pas spitalin Ushatarak në Tiranë, por gjendja e tij shëndetësore është mjaft e rëndë.

Ende nuk njihen shkaqet e aksidentit, nëse ishte shpejtësia e madhe e automjeteve, apo ndonjë parakalim i gabuar i tyre.

Policia dhe prokuroria e Lezhës po hetojnë ngjarjen e cila i mori jetën 29 vjeçares duke lënë në rrezik për jetën edhe bashkëshortin e saj.

mit/NOA
KOMENTE