English

Rrihte të moshuarën me Alzheimer, dënohet kujdestarja

Itali, 28 korrik, NOA - Një kujdestare italiane është arrestuar në Massa Carrara pasi është akuzuar për keqtrajtim të një shtatëdhjetë e pesë vjeçareje.

Ajo çka ndihmoi autoritet për kapjen e gruas ishin disa mikro-telekamera të instaluara në shtëpinë e viktimës. Kujdestarja nuk hezitonte aspak të qëllonte mbi gruan e moshuar të sëmurë me Alzheimer, duke e goditur atë me shuplaka në pjesë te ndryshme të trupit, madje dhe kur ajo ishte duke ngrënë ose duke pushuar.

Policia ndërhyri në momentin kur u lajmërua nga të afërmit e të moshuarës të cilët ishin ë dijeni të këtij fakti. Operacioni u bazua në disa mikro-kamera të cilat u instaluan në shtëpinë e 75-vjeçares duke kapur në flagrancë sjelljen e dhunshme të kujdestares së saj.

Imazhet tregojnë kujdestaren e cila qëllon mbi të moshuarën dhe në momentet në të cilat ajo hante apo ishte duke u relaksuar.

r.b/NOA

KOMENTE