Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkodër: Mëngjes Me Reshje Shiu Në Shkodër
English

Shkodër: Mëngjes Me Reshje Shiu Në Shkodër

SHKODËR, 27 Korrik/ATSH-G. Marku/- Ka fillur me reshje shiu mëngjesi i sotëm në qytetin e Shkodrës. Mbrëmjen e djeshme shirat ishin sporadike dhe gjatë natës pushuan për të rifilluar në mëngjes. Rreth orës 08.00 moti me shi erdhi duke u shtuar dhe duke u bërë problematik për lëvizjen në këmbë të qytetarëve. Kësisoj, qytetin e kanë mbuluar edhe vranësira të shumta shoqëruar me bubullima të shpeshta. Veç reshjeve të shiut janë ulur ndjeshëm edhe temperaturat. Një situatë e tillë mësohet të jetë edhe në plazhin e Velipojës, ku gjatë natës deti ka qënë shumë i trazuar, me dallgë të larta, shoqëruar edhe me një baticë, e cila ka bërë që uji i detit të depërtrojë në thellësi të bregut të rërës duke vënë nën ujë një pjesë të mirë të çadrave të dielit të pushuesve./ch/
KOMENTE