English

Shqetësohet nga zhurma e vuvuzelave, i shkatërron lokalin duke e përplasur me makinë

Itali, 27 Korrik NOA - I shqetësuar në maksimum nga zhurma e vuvuzelave, fillimisht qëlloi disa herë në ajër me armën e tij e më pas shkatërroi lokalin duke hyrë me makinë.

Personi në fjalë është një 51-vjeçar nga Vicenza dhe i cili aktualisht ndodhet i shtruar në spitalin psikiatrik në Thiene, nën arrest.

I mërzitur nga zhurmat, ai doli në rrugë me armën e tij të gjahut. Në tentim për të shuar zhurmën e krijuar nga vuvuzelat, fillimisht ai shpërtheu disa të shtëna në ajër dhe më pas përdori makinën e tij për të shkatërruar lokalin në të cilin krijohej zhurma nga vuvuzelat.

r.b/NOA

KOMENTE