Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Merkato/ Dinamo Kërkon Tre Futbollistë Të Kombëtares
English

Sport-Merkato/ Dinamo Kërkon Tre Futbollistë Të Kombëtares

RANË, 27 Korrik/ATSH-Gjergji Mima/.- Drejtuesit e Dinamos kërkojnë të afrojnë tre futbollistë që luajnë për Kombëtaren shqiptare sezonin ardhshëm. Bëhet fjalë për Ervin Bulkun, Klodian Duron dhe Andi Lilën. Situata për mesfushorin Bulku është komplekse. Ai është larguar nga Kribvas dhe pritet që të mos nënshkruajë kontratën me Dnjepron. Vetë lojtari gjendet në Tiranë ku po stërvitet në mënyrë individuale, megjithatë ende nuk dihet e ardhmja. Bulku e ka Shqipërinë opsionin e fundit dhe me gjasa nëse qëndron nuk mund t'i thotë dot jo Tiranës. Megjithatë Dinamo ka marrë Hidin dhe nuk është habi të bindë as Bulkun për të qëndruar. Lojtari Klodian Duro është larguar nga Apolon Limasol dhe është në pritje të ndonjë levizje tjetër. Për momentin ka disa pista të hapura dhe një nga ato është edhe rikthimi në Shqipëri. Vetëm nëse Dinamo i bën një ofertë konkurruese me atë që ka pasur në Qipro mund të luajë për kampionët e Shqipërisë. Pista që çon tek mbrojtësi i Tiranës, Andi Lila duket më e vështira. Vërtet Lila ka vendosur të qëndrojë në Shqipëri, por përsonaliteti që ka krijuar te Tirana nuk e lë që të largohet nga klubi. Në ndeshjen kundër Utrehtit ka qenë dhe kapiten dhe në ambientin bardhe-blu tashmë ndihet i rëndësishëm. Vështirë të largohet nga skuadra e Starovës. /f.n/
KOMENTE