Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Merkato/ Presidentët E Klubeve Ndezin Merkaton E Superligës
English

Sport-Merkato/ Presidentët E Klubeve "Ndezin" Merkaton E Superligës

S TIRANË, 27 Korrik/ ATSH-Gjergji Mima/ - Ashtu si në çdo parafillim sezoni, edhe këtë herë drejtuesit e skuadrave të Superligës, por edhe të ligave më inferiore, po tregohen aktivë në merkato. Çdo klub ka objektivat e veta për sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye po bëjnë përpjekjet maksimale për të afruar lojtarët e duhur për arritjen e synimit. Dhe janë disa prej skuadrave të superiores që janë forcuar ndjeshëm, pasi presidentët respektive kanë shpenzuar shuma të mëdha financiare për të siguruar shërbimet e lojtarëve më të mirë të mundshëm. Në sezonin e kaluar, Dinamo dhe Besa ishin "mbretërit" e merkatos, ndërsa tashmë kanë shfaqur pretendimet e tyre dhe disa skuadra të ashtuquajtura të mesme, por që për sezonin e ardhshëm kanë objektiva madhore. Kështu, Skënderbeu i presidentit Zeqo ka afruar disa prej lojtarëve më të spikatur të kampionatit tonë si portieri Orges Shehi, Alban Dragusha, Jetmir Sefa, Blendi Shkëmbi e disa të tjerë, por "përforcimi" më i spikatur është ardhja në krye të bankinës e trajnerit Shkëlqim Muça, i cili sezonin e kaluar u shpall kampion me Dinamon. Një tjetër skuadër që është treguar aktive në merkato është Flamurtari, ku kryebashkiaku Gjika ka blerë lojtarë si Daniel Xhafaj, Devi Muka dhe Sebino Plaku. Edhe skuadra peqinase e Shkumbinit ka harxhuar një "mal" me para në merkato, ku ka afruar gati 14 lojtarë ndër të cilët, Elvis Kotorri, Bekim Kuli, Arlind Nora, Artion Poçi etj, duke u konfiguruar si një skuadër pretendente. Edhe ekipet kryeqytetase të Tiranës e Dinamos kanë bërë zgjedhjet e tyre, ku dinamovitët i janë bazuar tregut të huaj, sidomos argjentinas, ndërsa tek bardheblutë ardhja e sulmuesit kroat, Pero Pejiç (golashënuesi më i mirë në sezonin 2007-2008) është më e bujshmja. Fituesja e Kupës sezonin e shkuar, Besa e Kavajës, ka konfirmuar blerjen e futbollistit Sead Haxhibuliç. Sulmuesi boshnjak 27-vjeçar i cili nënshkroi një kontratë dyvjeçare me presidentin Nexhat Bizhdili. Haxhibuliç, më parë në Shqipëri, ka luajtur me Apoloninë dhe Vllazninë. Tek Besa janë dhe dy lojtarë të tjerë boshnjakë: Edin Ferizoviç dhe Semir Haxhibuliç. Sulmi kavajas tani kompletohet me Sead Haxhibuliçin, brazilianin Markos Dos Santos dhe talentin Sokol Cikalleshi. Apolonia në Kategorinë e Parë ka afruar në radhët e saj mbrojtësin brazilian Luiz Da Silva. 24-vjeçari ka luajtur në vendin e tij me skuadrën Poeçet. Trajneri Ernest Gjoka ka kërkuar edhe shërbimet sulmuesit Albjon Blloku (26 vjeç), ky i fundit sezonin e kaluar luajti me Kamzën. Ndërsa edhe ekipet e tjera, ndonëse modeste financiarisht, kanë kryer lëvizjet e tyre, për të mbushur boshllëqet e spikatura një sezon më parë. Kësisoj, sezoni që nis më 21 gusht pritet të jetë mjaft me rivalitet, pasi presidentët e klubeve kanë shpenzuar shuma të mëdha financiare për të siguruar objektivat, ndaj dhe do të kërkojnë nga lojtarët maksimumin. /f.n/
KOMENTE