Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topallit I Akordohet Çmimi I Mesdheut Nga Forumi Mesdhetar Për Paqen
English

Topallit I Akordohet "Çmimi I Mesdheut" Nga Forumi Mesdhetar Për Paqen

TIRANË, 27 Korrik/ATSH/.- Forumi Mesdhetar për Paqen i akordoi kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli "Çmimin e Mesdheut", gjatë një ceremonie zhvilluar mesditën e sotme në Capri të Italisë. Sipas zyrës së shtypit të Kuvendit, motivacioni i dhënies së këtij çmimi për znj. Topalli lidhet me "karrierën e saj shumëdimensionale dhe akademike në Parlament që nga viti 1997. Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë që nga viti 2005, shumë aktive në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve, znj. Topalli është angazhuar dukshëm në përpjekjet që vendi ka bërë për anëtarësim në NATO dhe aktualisht në funksion të anëtarësimit në BE". Nga ana e saj kryetarja Topalli tha se "ky çmim është për vendin tim". Jozefina Topalli është gruaja e dytë që e merr këtë çmim, pas kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel. Forumi Mesdhetar e përzgjodhi kryeparlamentaren pas propozimit të bërë nga senatori Sergio De Gregori, President i delegacionit parlamentar italian në Asamblenë e NATO-s. /a.s/f.n/
KOMENTE