English

Afganistan - Karzai I Kërkon Perëndimit Të Godasë Terroristët Që Synojnë Pakistanin

KABUL, 29 korrik /ATSH-AFP/ - Afganistani u kërkoi sot perëndimorëve të shkatërrojnë bastionet e terroristëve që ndodhen jashtë Afganistanit, duke e patur fjalën për Pakistanin, pas publikimit të dokumenteve ushtarake amerikane që akuzojnë shërbimet sekrete pakistaneze se janë shumë të lidhura me talebanët. "Ka ardhur koha që aleatët tanë ndërkombëtarë të kuptojnë se lufta kundër terrorizmit nuk zhvillohet në fshatrat dhe shtëpitë e Afganistanit", shtoi Karzai në një konferencë shtypi në Kabul, duke iu përgjigjur një pyetjeje për Pakistanin. "Por, kjo luftë duhet të bëhet në bastionet, qendrat e financimit dhe bazat stërvitore të terroristëve që ndodhen jashtë Afganistanit", shtoi Karzai. Nëse jemi ne të aftë t'i shkatërrojmë apo jo kjo është çështje tjetër. Por, aletët tanë ndërkombëtarë e kanë këtë aftësi". Çështja është: përse nuk e bëjnë?, pyeti kreu i shtetit afgan. "Asgjë nuk është bërë atje nga vjen rreziku i vërtetë", shprehu keqardhjen ai. Disa nga 92 000 dokumentet ushtarake amerikane të publikuara të dielën nga Wikileaks, një faqe e specializuar interneti në zbulim, bëjnë të ditur se Pakistani mbështet me forcë rebelët afganë. Karzai iu referua shërbimeve sekrete pakistaneze, ISI, të akuzuara prej kohësh nga Kabuli se mbështetin talebanët duke u ofruar atyre strehim në zonat fisnore kufi me Afganistanin, madje se organizojnë sulmet për ta dobësuar Afganistanin dhe për të mbrojtur intersat e Islamabadit. Pakistani, aleat i regjimit të talebanëve (1996-2001) përpara se të bëhej aleat me Shtetet e Bashkuara pasi ata dëbuan "studentët e fesë" në pushtet në fund të vitit 2001, gjithmonë ka mohuar çdo mbështetje për rebelimin afgan. /I.Pu.
KOMENTE