Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhenda Ndërkombëtare 29 Korrik 2010
English

Axhenda Ndërkombëtare 29 Korrik 2010

------------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------- NJU ORLINS - Ndjekje e luftës kundër njollës së naftës në Gjirin e Meksikës ndërkohë që inxhinierët po përgatitin një manovër tjetër për të bllokuar puset e naftës. TË TJERA -------------- DAMASK - Presidenti Bachar al-Assad takohet me mbretin Abdallah të Arabisë Saudite, i cili po zhvillon një vizitë në Siri në kuadër të një turneu rajonal që parashikon qetësimin e tensioneve veçanërisht në Liban. KAJRO - Presidenti palestinez, Mahmud Abbas takon anëtarët e komitetit të Lidhjes Arabe që duhet të debatojë për një rifillim të negociatave të drejtpërdrejta mes palestinezëve dhe Izraelit. UASHINGTON - Presidenti amerikan, Barack Obama merr pjesë në një talk show shumë popullor ku shfaqet rregullisht, Barbara Walters, një ikonë e gazetarisë amerikane dhe aktorja, Whoopy Goldberg. ISLAMABAD - Ndjekje e situatës pas rrëzimit të avionit ''Airbus 321'' i kompanisë private pakistaneze ''Airblue'' ku si pasojë humbën jetën 152 personat që ndosheshin në bord. ROMË - Votimi përfundimtar nga Asambleja për planin e masave shtrënguese të qeverisë Berlusconi. BISHKEK - Manifestime në Bishkek dhe Och kundër vendosjes së një misioni policor nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ngarkuar për të ndihmuar në uljen e tensioneve ndëretnike dhe riforcimin e kapaciteteve të njësive lokale. VJENË - Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) paraqet raportin e parë nga përfaqësuesja për lirinë e mediave, Dunja Mijatovic. MOGADISHIO - Ndjekje e situatës në Mogadishio ku luftimet mes rebelëve islamikë dhe forcave qeveritare mbështetur nga ushtarët e Bashkimit afrikan kanë shkaktuar të paktën 17 të vdekur. MEKSIKO - Vizitë e shefit të diplomacisë kineze, Yang Jiechi, i cili do të takohet me presidentin meksikan, Felipe Calderon./ /ec/ a.jor.
KOMENTE