Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove: Presidenti I Frances, Sarkozy, Uron Sejdiun Per Vendimin E Gjnd-Se
English

Kosove: Presidenti I Frances, Sarkozy, Uron Sejdiun Per Vendimin E Gjnd-Se

ë PRISHTINË, 29 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Presidenti i Republikës së Francës, Nicolas Sarkozy ka uruar sot përmes një letre presidentin Fatmir Sejdiu për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ndërsa ka ripërsëritur zotimin e Francës për ta mbështetur edhe më tej Kosovën. Sot pasdite, Presidenca kosovare bëri të ditur detajet e letrës. "Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka hequr tërë paqartësinë sa i përket ligjshmërisë së deklaratës së pavarësisë së Kosovës dhe i ka arsyetuar shtetet si Francën, edhe Kosovën, të cilat mendonin se kjo deklaratë është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare", thekson Presidenti Sarkozy. "I gëzohem këtij vendimi që i kontribuon stabilitetit të rajonit dhe i bën më të fuqishme përpjekjet tuaja, që prej më shumë se dy vjetësh, për konsolidimin e shtetit tuaj të ri. Mendimi i Gjykatës, për këtë jam i bindur, do të duhej t'i bindë shtetet që ngurrojnë ta njohin Kosovën. Franca, me partnerët e saj, në ditët në vijim do të ndërmarrë hapa të rinj në këtë aspekt, duke u mbështetur në argumentet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë", thekson Presidenti francez. Më tej, Presidenti Sarkozy shpreh bindjen se "ky mendim do ta bëjë edhe më të fuqishëm vullnetin e 22 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që e kanë njohur Kosovën, që BE-ja t'i ofrojë asaj procesin e njëjtë për bashkim, i cili tanimë u është ofruar fqinjëve të saj. Për këtë, ju mund të llogarisni Francën për të vepruar në mënyrë tërësisht aktive, ashtu siç ajo është e angazhuar për t'i afruar pikëpamjet e ndryshme të shteteve anëtare". "Është e rëndësishme që Kosova të mos qëndrojë këtu dhe të punojë edhe më shumë, e fortë nga shtimi i legjitimitetit që i jep mendimi i Gjykatës, për të përmirësuar situatën e komunitetit serb që jeton në territor", theksohet më tej në letrën e Presidentit francez Sarkozy. "Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Zonja Ashton, ju propozon, në emër të 27 shteteve anëtare unanime, që të merrni pjesë në dialog duke e pasur pikërisht këtë qëllim. Kosova duhet ta shfrytëzoj këtë rast dhe të angazhohet me mirëbesim në këtë çështje që do të kontribuojë për tejkalimin e shumë vështirësive konkrete, të cilat i vënë në kundërshti ende shtetin tuaj dhe Serbinë", përfundon letra e Presidentit francez, Sarkozy. /a.ke/
KOMENTE