Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Media - Kinë - Një Gazetar Në Arrati Shndërrohet Në Hero
English

Media - Kinë - Një Gazetar Në Arrati Shndërrohet Në Hero

PEKIN, 29 korrik /ATSH-AFP/ - Një gazetar kinez në arrati dhe që kërkohej nga policia pasi denoncoi veprimet dyshuese korruptive të një ndërmarrjeje, është shndërruar në hero, veçanërisht në faqet e internetit. Qiu Ziming, gazetar i gazetës ''The Economic Observer'', qëndron i fshehur prej disa ditësh pasi është përfshirë në listën e personave të kërkuar nga policia për zbulimin në shkrimet e tij të parregullsive të dyshuara të një prodhuesi të rëndësishëm të baterive në lindje të Kinës. ''Kan Specialties Material Corporation'', ndërmarrje në provincën e Zhejiang, në distriktin Suichang dhe i vlerësuar në Bursën e Shenzhenit hodhi poshtë këto sulme dhe akuzoi Qiun për shpifje. Ky i fundit u fsheh pasi mësoi se kërkohej nga policia e Suichangut. Por, gazetari vazhdoi luftën e tij duke konfirmuar se është i pafajshëm dhe kërkon drejtësi në blogun e tij, gjë që i ka mundësuar të fitojë mbështetje masive. "Ajo që kam publikuar është e vërteta'', shkroi dje Qiu në blogun e tij duke shtuar se disponon prova të mjaftueshme për të provuar parregullsitë dhe nuk ka frikë nga policia./ /ec/ a.jor.
KOMENTE